Ekspozohen akti dhe pena në Muzeun Kombëtar

muzeu_historik_kombetar_tirane

Ekspozita historike “104-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë” prezantohet për publikun në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Shpalljes së Pavarësisë. Një nga synimet e ekspozitës është dhe sensibilizimi dhe njohja e brezit të ri me etapat e kaluara nga patriotët shqiptarë drejt Shpalljes së Pavarësisë. Në kuadër të festave kombëtare, Muzeu Historik Kombëtar dhe Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë çelën ekspozitën që përmban flamuj kombëtarë të viteve 1905-1944, Aktin dhe Penën e Pavarësisë, vula të administratës së kohës, periodikë dhe revista kulturore të kohës, libra dhe objekte etnografike me simbolika kombëtare dhe fotografi të kohës. Në kuadër festave për 28-29 nëntorin e reja që sjell Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë janë dokumentet, njëri prej të cilëve vërteton penën origjinale që Ismail Qemali firmosi aktin e Shpalljes së Pavarësisë, 104 vite më parë. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi tha se pena ka një rëndësi mjaft të madhe për historinë e shqiptarëve. “Pena ndodhet pranë Deklaratës së Pavarësisë, si simbol i përfundimit të etapës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe hapjes së një faqe të re në historinë e shtetit shqiptar. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ajo ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerët e Evropës”, cilësoi mes të tjerave drejtori Labi në fjalën e tij gjatë prezantimit të ekspozitës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë...
Read More