Ekspozohet te salla franceze: Historia e Gjergj Kastriotit nga Zhak Lavardë, botimi i 1597

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të “Pranverës frankofone në Tiranë”, përuroi dje, Sallën Franceze të Leximit, me praninë e ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro-Furxhi, ambasadores së Francës, znj. Christina Vasak.

Salla franceze e leximit, me një fond prej 3700 librash, është pasuruar së fundmi me rreth 200 tituj të rinj të autorëve më të rëndësishëm të filozofisë, letërsisë, antropologjisë, arkitekturës apo artit francez të shekullit XX, donacion ky i Ambasadës Franceze.

Biblioteka ka nxjerrë nga fondi i koleksioneve të saj, edhe botime ekzemplarë antikuarë në gjuhën frënge.

Me këtë rast ekspozohet “Historia e Gjergj Kastriotit” shkruar nga Zhak Lavardë, botim i vitit 1597, i cili ekspozohet edhe në kuadër të vitit të heroit.

“Kjo hapësirë e re leximi vjen nën konceptin arkitektural të “një ishulli leximi”, që lundron simbolikisht, grafikisht, në “Universin e pafundmë të leximit”, duke patur një destinim kulturor frankofon, në shërbim të leximit, të shkëmbimit të informacionit, të dijes, por edhe kënaqësisë estetike”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Si e kam njohur Igli Taren

Nga Mustafa Nano, Revista Mapo Një ditë vere të vitit 2002, në kohët...
Read More