Ekspozon për herë të parë: Edi Hila me ‘transformimin’ e Shqipërisë në Varshavë

Një artist që nuk pranoi të mashtrohej nga gjurmët e transformimit, duke ndjekur kërcënimet e ndryshimeve që vinin bashkë me të. Duke prezantuar artistët e mënjanuar nga Europa Lindore, Muzeu i Artit Modern në Varshavë i referohet në këtë argument veprës së Edi Hilës, duke prezantuar për herë të parë krijimtarinë e tij në këtë muze

Një artist që nuk pranoi të mashtrohej nga gjurmët e transformimit, duke ndjekur kërcënimet e ndryshimeve që vinin bashkë me të. Duke prezantuar artistët e mënjanuar nga Europa Lindore, Muzeu i Artit Modern në Varshavë i referohet në këtë argument veprës së Edi Hilës, duke prezantuar për herë të parë krijimtarinë e tij në këtë muze. Në faqen online që paraqet veprimtaritë e saj, Muzeu ka prezantuar artistin shqiptar duke e quajtur si “piktori i transformimit” lidhur me Shqipërinë e dikurshme në raport me ndryshimet e sotme.

Puna e pas ’90-ës, – kur artisti ndjek kërkimet e tij drejt pikturës, se si ai vëzhgoi me kujdes jetën pas rënies së diktaturës, në përpjekje të përshkruante realitetin e transformimit shoqëror –  është e shfaqur në serinë novatore Comfort (1997). Duke vazhduar në këtë rezistencë të realitetit, Hila vendoset në disa seri, ndër më të rëndësishmet  Paradoks (2000-2005), Marrëdhëniet (2002-2014), Kërcënimet (2003-2009), Objekte në rrugë (2007-2010), Bulevardi i dëshmorëve të kombit (2015) dhe Një tendë në çatinë e makinës sime (2017). Kuratorët e ekspozitës Kathrin Romberg, Erzen Shkololli dhe Joana Mitkovska e vlerësojnë këtë lloj pikture nga detajet të cilat ai i shfrytëzon për të përcjellë të vërtetën psikologjike të fenomenit të vëzhguar. Duke përzgjedhur me kujdes temat te Hila veçojnë forcën e autenticitetit të vëzhgimit të përditshëm, si dhe universalitetin e parimit ekzistencial. “Në versionin e tij, kjo shmang transformimin në Evropën Lindore të aksidentit ose aventurës tipike të shumë prezantimeve dhe i jep asaj peshën e të vërtetave, sikur të ishte kronisti i tij përfundimtar”.

I mbështetur te klasicizmi, piktura e Hilës shihet si një magjepsje me burimin te Rilindja.

“Është sikur modernizmi të zhduket nga fusha e tij e interesit dhe nuk ka dilema të modernitetit. Kjo është arsyeja pse transformimi, në përplasje me traditën klasike të pikturës dhe të ekuilibrit të kuptuar në shpirtin e largët të Rilindjes, e përcjell në mënyrë të qartë ndarjen dhe goditjen ndaj harmonisë dhe rendit. Nga ana tjetër, ajo është e rrënjosur në dilemat njerëzore që janë të vështira për t’u fshehur”. Mbi këtë ide ekspozita e Edi Hila në Muzeun e Artit Modern në Varshavë merret në një sërë ekspozitash të përkushtuara për artistët e anashkaluar nga Europa Lindore ku gjatë viteve të fundit në këtë muze ka pasur disa ekspozita monografike si të Ion Grigorescu, Július Koller dhe Mária Bartuszová, dhe kanë realizuar projekte me Sanja Iveković dhe Tomislav Gotovac. Por ky projekt shtrihet përtej kuriozitetit akademik ose nevojës historike. Hila shkon si një model, me përvojën e së kaluarës kur në vitet 1960 ai eksperimentoi me deformimet. Dhe në vitin 1972 ai pikturoi Mbjelljen e Pemëve, një pamje e këndshme, paraqitur paksa joreale përmes përdorimit të ngjyrave. Për këtë shkak kjo shmangu doktrinën e realizmit socialist, dhe piktura u përdor si pretekst për dënimin e tij. Prezantimi i artistit shqiptar bëhet nesër, më 2 mars, dhe do qëndrojë e hapur deri më 6 maj 2018, një nga linjat më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë. V.M

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Një shoqëri civile që prodhon pushtet, asgjëson vetveten

Nga Arjan Çuri Edhe pse termi shoqëri civile duket në vetvete si modern, ai...
Read More