Ekuadori kërkon zgjidhje të çështjes së Julian Assange

Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, Maria Fernanda Espinosa tha se Ekuadori është duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së ndërmjetësimit në zgjidhjen e rastin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili që pesë vite po qëndron në ambasadën e këtij vendi në Londër.

Në një konferencë shtypi, Espinosa tha se ka pasur shumë raste të azilit, kur një ndërmjetësim i vendit të tretë ishte i nevojshëm, raporton AP.

Assange po qëndron në ambasadën e Ekuadorit që nga qershori i vitit 2012, për të shmangur kërkesën e Suedisë për ekstradim, me akuzën për përdhunim.

Po ashtu Assange ka frikë se mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, për botimin e dokumenteve konfidenciale.

Shefja e diplomacisë ekuadoriane, tha se vendi i saj po kërkon zgjidhje, duke theksuar se situata aktuale nuk është e qëndrueshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjëra që ajo i flet vetëm me meshkuj të tjerë!

Ti mund të kesh vetëm një femër në jetën tënde, por ajo...
Read More