“Elbasani i pushtuar nga bandat”: Policia nis ‘luftën’


Policia ka nisur një super-operacion në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se disa persona janë vënë në pranga.

Në këtë qytet kanë mbërritur forcat speciale.

Operacioni po shtrihet në disa lagje të qytetit.

Në këtë qytet ka mbërritur vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Elbasani është kthyer prej pak kohësh në simbol të problemeve.

Këto probleme u shfaqën edhe gjatë zgjedhjeve.

Pak ditë pasi makina e policisë së Elbasanit u përplas nga një mjet tjetër, është krijuar një debat i gjerë lidhur me situatën në këtë qytet.

Gazetari Artan Hoxha, në rubrikën “Opinion” në “News24”, thotë se situatën në qytetin e Elbasanit nuk e përballon dot policia lokale.

Ai thotë se duhet një angazhim më i madh, pasi ky qytet është “nyje strategjike për kalimin e drogës”.

“Në Elbasan është krijuar një situatë që nuk e përballon dot policia lokale. Ka pasur përplasje të vazhdueshme në Elbasan. Është një nga degëzimet ku lëviz droga afgane. Elbasani është nyje strategjike për drogën që hyn nga Kapshtica. Grupet kriminale kontrollojnë Elbasanin. Për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë me policinë, u përpoq që të mos bëhej zhurmë mediatike. U tentua që ngjarja në Elbasan të manipulohej”, shprehet gazetari Artan Hoxha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Stafi i ALBtelecom dhuron “jetë” për fëmijët talasemikë

Si një prej kompanive më aktive në fushën e përgjegjësisë sociale të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.