Eleni Foureira, ‘ndez’ atmosferën në Tiranë…

Këngëtarja shqipatre, e cila mori shumë famë me paraqitjen e saj në EuroVision Eleni, Foureira, ishte në një koncert në Tiranë në Sheshin Skënderbej.

Ajo këndoi disa këngë dhe krijoi një atmosferë shumë festive.

Pjesmarrja ishte e madhe jo vetëm nga tirana por edhe nga qytete të tjera të cilët kshin ardhur posaçërisht për këtë koncert.

Fotogaleria ju përcjell atmosferën nga koncerti i këngëtares shqiptare me famë botërore.

Më parë, këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në ‘Eurovision 2018’.

31-vjeçarja ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës, të cilin e fitoi përfaqësuesja e Izraelit, Netta.

Publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit (me 529 pikë), duke e lënë Foureiran në vend të dytë (me 436 pikë).

“Është nder i madh që u pranova dhe mora çmim nga presidenti Nicos Anastasiades në Nicosia.

Ndihem krenare që e përfaqësova Qipron në ‘Eurovision 2018’ me ‘Fuego’”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Edhe në profilin e presidentit të Qipros janë publikuar disa foto nga takimi me këngëtaren shqiptare.

Anastasiades ka falënderuar atë për përfaqësimin e denjë të Qipros në Eurovision.

E lindur më 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, Eleni Foureira ka qenë vajza e një rrobaqepëse dhe një punëtori ndërtimi të cilët për shkak të luftës civile lanë Shqipërinë dhe emigruan në shtetin fqinj, Greqi. Athina ishte vendi ku ajo u rrit dhe kaloj shumë kohë të jetës së saj.

Eleni e ka mbajtur për një kohë shumë të gjatë të fshehtë vendin e saj të origjinës, dhe vëtëm para një viti e ka deklaruar hapur që është shqiptare. Sipas këngëtares, ajo është detyruar të fshehë identitetin e saj për të parandaluar sulmet rraciste ndaj saj.

Tani e shpalosi fort dashurinë e saj për vendin e origjinës me këtë koncert madhështor.

auto_eleini11532557061auto_eleini21532557063auto_eleni_51532557058auto_eleni31532557066auto_eleni41532557068auto_eleni61532557070auto_eleni71532557073auto_eleni81532557075auto_eleni91532557077auto_eleni101532557079auto_eleni111532557081
 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ndryshimet në qeveri, deputeti i PS: Fati i ministrave vendoset para shtatorit

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se pas turit të ‘llogaridhënies’, mund...
Read More