Eleni Foureira, Shqiptarja që përfaqëson Qipron ndez skenën e Eurovizion

Shqiptarja që përfaqëson Qipron, Eleni Foureira, ka ndezur skenën e Eurovisionit në Lisbonë.

Ajo ishte e fundit që performoi në këtë gjysmë finale me këngën “Fuego”.

Ishte ndër të paktat performanca energjike nga 19 shtetet pasi u shfaq me një koreografi dhe këngëtarja arrinte të kërcente e këndonte në një kohë.

Ndërkohë Shqipëria u shfaq e treta dhe u konsiderua si një performancë e denjë rroku.

Si kurrë më parë, 3 shqiptarë këndojnë këtë vit në Eurovizion.

Eugenti dhe Eleni shkëlqyen në performancat e tyre dhe kaluan në natën finale.

Mbetet të shohim edhe performancën e Ermalit.

Ju urojmë të treve suksese, veçanërisht Eugentit, që përfaqëson zyrtarisht ngjyrat kuq e zi!

dfsdgffggf

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Deputeti i PS: Deklaratat e Lubonjës, të dënueshme me kod penal

Deputeti i PS, Ulsi Manja ka kërcënuar analistin Fatos Lubonja për deklaratat...
Read More