Eliminimi i Kolumbisë, shpërthen Maradona: Ndeshja u vodh…

Me largimin e Argjentinës Diego Maradona u bë tifoz i Kolumbisë “së tij”. Sidomos duke qenë se luante kundër Anglisë, skuadrës që urren më shumë, të cilës i ka shënuar golin më të bukur në historinë e Botërorvë por edhe golin e famshëm me dorë në të njëjtën ndeshje.

Këtë herë, Diego u kap me gjyqtarin e takimit, amerikanin Gieger, i cili akordoi një penallti për Anglinë kur Harry Kane u përlesh në zonë me Sanchez. Argjentinasi ka shpërthyer në kritika ndaj arbitrit gjatë një emisioni televiziv në venezuelian, ku është praktikisht protagonist.

“Kolumbisë iu bë një vjedhje monumentale. Arbitri Geiger mund të njohë rregullat e bejzbollit si amerikan që është, por ato të futbollit jo.

Është një hajdut, faullin në atë rast e shkaktoi Kane ndërsa aid ha penallti kundër kiolumbianëve që humbën pa pasur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it”, tha Diego.

Kolumbia arriti të barazonte në fund për t’u larguar më pas nga turneu vetëm pas gjuajtjes së penalltive, ku guabuan dy herë, por Diego nuk është përmbajtur fare gjatë emisionit. “Duhet t’i kërkojnë falje popullit kolumbian.

Arbitrat i zgjedh Collina, i cili është caktuar në atë detyrë nga Infantino, që duhet të kishte çliruar FIFA-n nga korrupsioni dhe hajdutët, por në këtë ndeshje pamë krejt të kundërtën.

FIFA është ende e vjetër dhe e trukuar. U preka kur më pati thënë që do ta çlironte nga llumi, por nuk ka ndodhur aspak”, shtoi El Piebe de Oro, i cili është edhe ambasador i FIFA-s./EDS/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Flokët nude, bukuria natyrale e flokëve gështenjë që propozohet nga modelet franceze

  Nuk është gjithnjë e nevojshme të provoni ngjyra o modele ekstreme...
Read More