Elton Deda solidarizohet me Bleonën

Pas sulmeve në rrjetet sociale ndaj këngëtares Bleona Qerreti, e cila ndau në Instagram një video të sajën, duke shpjeguar procedurën e ngrirjes së vezëve, ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit të njohur Elton Deda që duket se solidarizohet me të.

Në një postim në rrjetin social facebook, Deda shkruan: “Sapo u futa në këtë shtëpi virtuale të shpirtrave të sëmurë pashë një ulërimë perverse ndaj Bleonës. Të gjithë masturbuesit femrat ziliqare, që s’kanë patur asnjë orgazëm gjatë jetës, gjithë çunat kampionë që akoma nuk i hudhin naftë makinës, të gjithë u treguan tepër të zgjuar duke dhënë mendime të vyera”- ironizon Deda.

Më tej ai shkruan: “Vallaj jeni tepër simpatike. Nuk u morët kurrë me punët tuaja, prandaj ju tremb historia e termometrit” – shprehet ai.

Bleona ndau në Instagram një video të sajën, duke shpjeguar procedurën e ngrirjes së vezëve, e cila e lejon këngëtaren të bëhet me fëmijë edhe në moshë madhore, vite më vonë, kur karriera të mos jetë më prioriteti i saj dhe të ketë gjetur një partner të përshtatshëm.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tsipras për Merkel: Dhimbjet e krizës do të shërohen

Kryeministri grek Alexis Tsipras i tha të premten kancelares gjermane Angela Merkel...
Read More