Elvana Gjata pjesë e albumit “Poo Bear”, krah yjeve botërore të muzikës..

Elvana Gjata është pjesë e albumit të producentit dhe bashkëpunëtorit të saj, Poo Bear, album në të cilin marrin pjesë emra të rëndësishëm të muzikës ndërkombëtare: Jennifer Lopez, Justin Bieber, J Balvin, Zara Larsson, Ty Dolla $ign e plot artistë të tjerë.

Në projektin e quajtur Poo Bear Presents: Bearthday Music, bashkëpunimi i Poo Bear me Elvanën mban emrin “Shade”.

Kënga është publikuar në kanalin e YouTube-it të producentit dhe për momentin është një projekt pa videoklip, por vetëm me audio si gjithë këngët e tjera.

Projektin e zbuloi vetë këngëtarja pak kohë më parë, ku përmes një postimi në Instagram u shpreh kështu:

“Kisha kaq shumë kohë që e mbaja për vete, sa isha gati të shpertheja!

S’mund të isha më e lumtur dhe më e bekuar që jam pjesë e albumit tënd unik! Faleminderit për gjithë muzikën që më dhe, e për gjithë ç’ke bërë për mua. Urime Poo Bear.”

Elvana Gjata ishte prezantuar më parë me këngët “Off Guard” dhe “Forever Is Over”, këngë të kënduara në anglisht, për t’i hapur rrugën udhëtimit të saj në tregun botëror të muzikës.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Shkarkohet nga detyra Monika Lubonja, prokuroria fillon hetimet

  Monika Lubonja është larguar nga pozicioni i drejtoreshës së Qendrës Kombëtare...
Read More