Emina Çunmulaj gatuan ushqim tradicional shqiptar për më të voglën e saj

 

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, në pak javë do të bëhet nënë për herë të dytë.
Ajo është duke shijuar ditët e shtatzënisë, teksa shumë prej ngjarjeve që e karakterizojnë ditën e saj, Çunmulaj nuk heziton t’i ndajë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Modelja shqiptare e cila jeton në New York, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka gatuar ushqim tradicional për familjen e saj.

Në rrjetin social Instagram, Emina ka hedhur një fotografi ku shfaqet bashkë me vajzën e saj, Ella Faria, teksa në duar mbajnë një lakror të sapo përgatitur.

“Shef Ella dhe mami gatuajnë Skrobanek/Lakror”, ka shkruar Çunmulaj në mbishkrimin e fotografisë.
Modelja shqiptare ka ndarë vazhdimisht me fansat javëve të fundit fotografi të ndryshme, ku shfaqet duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Sam Naazarian, nuk kanë shprehur dëshirën që të zbulojnë për opinionin gjininë e foshnjës së dytë.

 

  
 

 

 

 

 

 

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Krimi makabër: Qeveria duhet t’u kërkojë falje prindërve të Suzanës

Një 14-vjeçare, e quajtur Suzana, u gjet e vdekur dy ditë më...
Read More