Eminem padit Partinë qeverisëse të Zelandës së Re



eminem

Eminem ka hedhur partinë qeverisëse të Zelandës së Re në gjykatë, për një këngë të tij e cila është përdorur gjatë fushatës.

Reperi amerikan thotë se kënga e përdorur në 2014 nga Partia Kombëtare, ishte një version i palicensuar i ‘Lose Yourself’, një nga hitet e tij më të mëdha.

Por avokatët e partisë thonë se nuk ishte kënga ‘Lose Yourself’ ajo që u përdor në fushatë, por muzikë e ngjashme me atë të Eminemit të cilën e blenë nga një dyqan muzikor.

Çështja filloi të hënën, me dy këngë që luajtën në gjykatë.

Një avokat i ‘Eight Mile Style’ – grup që përfaqëson artistin , tha se Lose Yourself ishte “portreti” dhe “pa dyshim xhevahiri në kurorën e veprës muzikore të Eminem”.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Pas vezëve, Holanda teston edhe mishin e pulës

Autoritetet holandeze kanë nisur sot testimin e mishit të pulës, i cili...
Read More