Emri i Maqedonisë, Zaev: Përkthimi në shqip nuk ka shumë rëndësi



Për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev nuk ka shumë rëndësi mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë.

Sipas tij, më rëndësi është zgjidhja e emrit. I pyetur se kush e këshilloi që emrin Maqedonia e Ilindenit të përkthehet në siç e quajti ai “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Zaev gishtin drejtori tek partnerët e koalicionit.

 

 

“E dini që edhe në partinë time kam disa shqiptar, por edhe në koalicion. Në fund të ditës besoj se përkthimi është më pak i rëndësishëm në krahasim me përmbajtjen.

Nuk them fare e parëndësishme, është, por çështjet transparente për përkthim do të bëhet në konsultim me qëndrimin e opinionit, ekspertëve dhe do të vendoset si do të përkthehet”, tha Zaev, raporton Alsat-m.

Nga BDI vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se emri i propozuar në shqip është i qëndrueshëm.

Madje zëvendëskryeministri, Bujar Osmani në rrjetin social Facebook, përmes një statusi akuzoi kritikuesit për mentalitet të ulët për shkak të akuzave që u drejtuan atij dhe subjektit tij për përkthimin skandaloz dhe të pakuptimtë Ilindenit.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Avioni francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”

  Momente frike janë ngjallur në zonën e Bergamos në Itali, pasi...
Read More