Enca Haxhia bëhet pjesë e familjes së madhe

enca

Siҫ kishte lajmëruar edhe në profilet e saj për të gjithë fansat, 2017-a për Encën do të jetë një vit me boom-e. Kënga e re të cilën do ta publikojë së shpejti, albumi që do ta pasojë, por edhe projekte ndërkombëtare muzikore janë duke u gatuar nga këngëtarja e njohur.

Lajmin e para të madh, Enca sapo e ka ndarë me miqtë e saj virtualë. Në një foto të fundit nga Intagrami, ajo tregon se, më në fund, është bërë pjesë e studios së famshme muzikore Universal Music, me të cilën ka nënshkruar një kontratë për projektet e ardshme muzikore.

Në foton me përfaqësuesit e kompanisë së njohur, Enca shkruan: “Famija ime e re. Më uroni fat. Tani është zyrtare.” Tashmë, një derë tjetër drejt karrierës ndërkombëtare është hapur për Encën, e cila e ka shprehur hapur ambicien për të pushtuar tregun muzikor jashtë Shqipërisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

E konfirmon Afërdita: Po bëhem nuse

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka kohë që ka konfirmuar lidhjen me...
Read More