Ende ka shumë për të diskutuar rreth Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ende ka shumë punë përpara Brexitit, mirëpo është shprehur e bindur se Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, do të jenë të gatshme për të negociuar për një marrëdhënie të thellë dhe speciale.

Më herët gjatë ditës, Departamenti për Brexit i Britanisë së Madhe, ka thënë se është “i sigurtë” se BE-ja do të lëvizë tutje për diskutimin e lidhjeve mes dy palëve pas Brexitit, gjatë muajit tetor.

Këto deklarata kanë ardhur pas disa raportimeve të mediave se faza e dytë e dialogut do të shtyhej deri në dhjetor.

“Është shumë mirë që tani kemi një qasje konstruktive dhe pozitive gjatë negociatave, dhe të njëjëtat janë duke vazhduar, ne vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian. Ende ka shumë punë përpara,” i ka thënë May një televizioni lokal.

“Ne do të zhvillojmë një partneritet të thellë dhe shumë special me Bashkimin Evropian, për një të ardhme, e cila është e mirë si për Britaninë, ashtu edhe për BE-në”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Deri në fundjavë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, nesër mundësi për shi lokal

Deri në fundjavë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.