Eneda Tarifa dhe vajza e saj… tashmë mike të njëra-tjetrës…

 

Nënë e bijë tashmë janë kthyer në miket e njëra-tjetrës. Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka treguar gjithmonë se Aria, vajza e saj, është personi më i rëndësishëm për të.

Nënë e bijë kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Eneda mundohet të kalojë sa më shumë kohë me të voglën e saj pavarësisht angazhimeve të shumta. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se ka nisur të punojë për disa projekte muzikore dhe me siguri koha pë Arian duhet të jetë disi e kufizuar.

Gjithsesi mbrëmjet duket se Eneda ja dedikon plotësisht vajzës dhe bashkë me të kalon disa momente mjaft cilësore.

Tarifa ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën Aria shihet duke ngjyrosur librat dhe me siguri Eneda duhet të jetë duke e ndihmuar dhe mësuar. Me siguri për Enedën dhe Arian nuk duhet të ketë mënyrë më të bukur se kjo për të mbyllur ditën.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zjarrfikësi që mbërriti i pari në vendin e aksidentit, rrëfen fjalët e fundit të Lady Diana-s

  Zjarrfikësi që i shkoi per ndihme Princeshës Diana ndërsa ajo ishte...
Read More