“Engjëjt…” e Xhuvanit, jo se s’bën mizerja e Luftës

Filmimet që tregojnë se po hyjmë në filmin “Engjëjt janë larg” të regjisorit Gjergj Xhuvani janë të njohura, sa në kineastë të tjerë, po aq në dokumentarë e kronika historike që vijnë nga ngjarja tragjike e Luftës së Kosovës. Por tek “engjëjt” e Xhuvanit duken krejt të lodhura, të panevojshme. Ky film shënon një bashkëprodhim midis dy qendrave kinematografike, Shqipëri dhe Kosovë, duke u financuar nga të dyja me buxhet të plotë, maksimalisht. Në premierën e nisur të enjten në mbrëmje në Tiranë në sallë nuk numëroheshin më shumë se 20 vetë

Nga Violeta Murati

Filmimet që tregojnë se po hyjmë në filmin “Engjëjt janë larg” të regjisorit Gjergj Xhuvani janë të njohura, sa në kineastë të tjerë, po aq në dokumentarë e kronika historike që vijnë nga ngjarja tragjike e Luftës së Kosovës. Por tek “engjëjt” e Xhuvanit duken krejt të lodhura, të panevojshme. Ky film shënon një bashkëprodhim midis dy qendrave kinematografike Shqipëri dhe Kosovë, duke u financuar nga të dyja me buxhet të plotë, maksimalisht. Në premierën e nisur të enjten në mbrëmje në Tiranë në sallë nuk numëroheshin më shumë se 20 vetë. Reklamat që tregojnë ardhjen e këtij prodhimi shqiptar janë të vendosura vetëm në portën e kinemasë, askund tjetër. Media e Tiranës është krejtësisht e shpërfillur për ta paraqitur këtë si punë “historike” meqë për herë të parë dy institucione shqiptare, në kufij të ndryshëm bashkëpunojnë seriozisht, së paku financiarisht. Por, ndalesa në një mikrohistori që ka pasur identifikimin dhe sensibilizimin më të dendur për tragjizmin e saj, që i dha dhe një tablet politik, duke u bërë shteti më i ri në botë, pavarësinë, identitetin e Kosovës ishte pra një ndalesë me shumë frenime pothuaj të paarsyeshme për një kinema me pretendime indipendente.

Regjisori Xhuvani që e ka mbështetur karrierën e tij në filmat historikë, dhe çfarë ka xhiruar deri tani kanë gjurmë artistike të forta, së paku si ide dhe lexim historie, këtë herë ka tronditje tektonike në bazamentin e tij qoftë histori, ide, skenar, figurë, kamera, karaktere, imazhe… Dhe në disa momente ndihet dhe mungesa e profesionalizmit. Një film që mban përpjekjen të reflektojë luftën në Kosovë përmes ngjarjes në një jetimore, përmes syve të fëmijëve. Por si duket kjo përpjekje për kujtesën ose është i vonuar së tepërmi, ose jo tregimi i goditur, i duhur që e ka çuar Xhuvanin të rrëzojë një nga muret më të rëndësishme të punës së tij: kontaktin me karakteret dhe ngjarjen. Elementët kinematografikë, ato detaje që në filmat e tjerë i ka krijuar potencialin e shprehjes si një formë ironie, apo grotesku të regjisorit, këtë herë ja për shkak të gjuhës vijnë në forma pothuaj të stisura dhe tejet të varfra. Dialogët, por dhe teksti sidomos në jetën e fëmijëve,  ka fraktura psikologjike duke mos lidhur në natyrshmëri ngjarjet që ndodhin aty brenda, apo kërkimet siç ndodh në zënien e një brumi. Ngjarjet e perspektivës pothuaj ishin të lexueshme pa ndonjë ankth pritjeje, apo krijimtarie të befasishme. E krijuar ndoshta, si një veçanti origjinale e Xhuvanit është linja e një lloj erosi i “fshehur” mes priftit dhe gruas, prostitutë në Itali, që vjen në kohën e bombardimeve në Kosovë të kërkojë të bijën, e lënë në jetimoren nën strehën katolike. Por dhe kjo linjë është e cunguar, nuk reflekton një situatë të pastër kinematografike, pothuaj ordinere e zakonshme, pa shumë prezencë artistike. Prifti në vetvete krijon një peizazh kontradiktor në karakter, herë i dhunshëm, herë i dhimbshëm, herë poza priftërie jo të natyrshme. Amatorizmi i aktores kryesore, që kthehet nga Italia, ku ka qenë prostitutë, për të kërkuar vajzën e saj në Kosovë, e humb çdo kontakt narracioni me kinemanë, duke divulguar personazhin. Kërkimet e saj gjatë kthimit për në “shtëpi”, episodet ku vendoset s’ngjajnë me kinemanë e Xhuvanit. Aq më pak gjithë historia tjetër e një prodhimi kinematografik pothuaj e çuar dëm, dhe pse janë angazhuar maksimalisht dy qendrat, për ta sjellë si tregim e produksion të vonuar, pas 7 vitesh nga firmosja e një dokumenti që mund të garantonte cilësi artistike dhe histori të shitshme kinemaje. Pavarësisht se kjo ngjarje krijon dramë, mbetet tragjike gjithherë, por jo domosdoshmërisht mizerja e Luftës në kinema.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Pse mendohet LSI?! 7 arsyet që mbajnë pezull koalicionin

LSI ka zgjedhur të mbajë pezull të ardhmen e koalicionit të shumicës...
Read More