Eni Koçi: Identifikimi më i bukur për mua do të jetë gjithmonë…

 

Eni Koçi e ka nisur karrierën e saj muzikore në një moshë shumë të vogël, por sot ka arritur të renditet si një ndër këngëtaret më të mira. Pothuajse të gjitha këngët e saj janë kthyer në hit dhe ajo ka fituar gjithë dashurinë e publikut.

Kur ka nisur të këndojë fillimisht Enin e identifikonin me motrën e saj më të madhe, Greta Koçin. Por sot gjërat kanë ndryshuar dhe ja çfarë ka thënë Eni për këtë në një interviste .

“Greta ka qenë mbështetja ime më e madhe që nga fillimi dhe vazhdon të jetë, ndërsa për mua, sado lart të ngrihem profesionalisht, identifikimi më i bukur do të jetë gjithmonë ‘motra e Gretës”, – është shprehur Eni.

Më tej ajo ka treguar se nuk i pëlqen kur ja përmendin shpesh bukurinë apo pamjen e jashtme, sepse për të ka më shumë rëndësi të sjell gjithmonë muzikë të mirë.

E duke qenë se Eni është përfolur shumë edhe për një lidhje të mundshme me Genc Prelvukaj nuk mund të shpëtonte një pyetje edhe për të.

Kur është pyetur se sa herë në ditë takon njerëz që quhen Genc, ajo është shprehur: “Rrallë”.

Kënga më e fundit e realizuar prej saj është “Jemi dashtë”, një histori dashurie e përfunduar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Raporti i DASH, Berisha: Alarmante! Mafia e largimit të investitorëve të huaj

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një mesazhi në faqen e tij...
Read More
CLOSE
CLOSE