Enis Hoxha zgjidhet këshilltar në Këshillin Bashkiak të Tiranës


Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë është larguar nga detyra z.Florian Pullazi e është zgjedhur anëtari i ri i subjektit politik, Partia Socialiste, z. Enis Hoxha.

Z. Enis Hoxha ka kryer studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, studimet pasuniversitare në Shkollën Ndërkombëtare të Shkencave, në Romë, Itali, si edhe Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Europiane në Institutin e Kërkimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Europiane, në Francë.

Në karrierën e tij, z. Hoxha ka mbajtur disa poste drejtuese, të tilla si: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë,  Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Administrator i Universitetit jo Publik “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, Tiranë dhe aktualisht mban pozicionin e zv/Kryeregjistruesit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Z. Enis Hoxha ka hartuar Strategjinë e negocimit për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në OBT dhe për të gjitha MLT-të e negociuara, si edhe ka qenë përfaqësues zyrtar i Shqipërisë në Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG III A Transfrontaliera Adriatiko e INTERREG III A, Greqi – Shqipëri.
Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump-Rouhanit: Kurrë mos kërcëno SHBA-të, ose…

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e paralajmëroi presidentin e...
Read More