Enkeleana Mehmeti; Në UET, zgjodha degën që nuk e gjeta në universitete të tjerë dhe fitova një bursë talenti

 

Enkeleana Mehmeti është studente e vitit të parë në degën Komunikim-Dizajn në Universitetin Europian të Tiranës dhe përfituese e bursës së talenteve.

Që UET ofronte qindra bursa dhe për kategori të gjera studentësh e kish mësuar qysh kur ishte në gjimnaz, ku pedagogë të këtij universiteti në kuadër të turit të përvitshëm në shkollat e mesmeve të të gjithë vendit, flasin me maturantët që së shpejti do të përballen me studimet universitare duke iu prezantuar jo vetëm ofertën akademike që UET si institucion i arsimit të lartë ofron, por gjithashtu duke i këshilluar për të bërë zgjedhjen e duhur të karrierës.

“Erdha të pyesja më pas në ambientet e universitetit edhe rreth bursës së ekselencës, por edhe të talenteve”. Me një talent jashtë së zakonshmes në fushën e vizatimit, Enkeleanës iu kërkua të paraqiste një dosje të punimeve të saj, foli me profesorët e degës e më në fund mori njoftimin se ishte fituese e bursës së talenteve, duke përfituar pesëdhjetë për qind ulje nga tarifa e studimit.

“E zgjodha UET-in edhe sepse Komunikim-Dizajn është një degë që nuk gjendet në universitete të tjera në Shqipëri” –thotë Enkeleana, e cila shprehet e lumtur për degën ku studion dhe rrëfen madje se ka marrë edhe ofertat e para për punë nga një shtëpi botuese.

Për ata të rinj që mbyllin së shpejti maturën dhe duan të përfitojnë nga mundësitë e bursave që ofrohen, Enkeleana thotë “U këshilloj të hapin internetin, të vizitojnë faqet e UET-it, pasi ka informacion të bollshëm dhe të mos hezitojnë të pyesin, sepse ka plot njerëz që të informojnë si duhet”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Milioner dhe i suksesshëm, por ja çfarë thotë Noizy për lumturinë…

Noizy është një prej reperave më të njohur dhe më të ndjekur...
Read More