Eno Peçi: Është koha ajo që gjithmonë luan me ne…

Kur krijoi “Exil” koreografi shkoi në ide e koncept në vitin 1997. Shqipëria e këtij viti iu duk se i qëndronin në trup vendit të tij, për të realizuar premierën e baletit “Exil- Déjà vu”, në logon e Teatrin të Operas dhe Baletit, dhe pse në një moment pa skenë…

Historia e dy familjeve të cilat vuajnë për largimin e fëmijës së tyre në emigracion. Përballja me vështirësitë, paragjykimet, mentalitetin dhe sfidat e një familjeje në tranzicion. Një nënë e vuajtur, një baba i alkoolizuar dhe një fëmijë në udhëkryqet e botës.

Ndërthuren me momentet që një “Déjà vu” shkakton në memorie, të mbetur peng të dashurisë së pamundur. Një partnere që nuk kujton asgjë mes përpjekjeve të djalit për ta rikthyer atë histori, dikur ndoshta të përjetuar.

Por… vetëm kur djali ikën, vajza përjeton “Déjà vu” dhe kujton se ndoshta dikur vërtetë e ka dashur atë djalë…Loja e kohës, në një realitet të trazuar që shpesh i ndërthurur me pamundësinë, na bëjnë të humbim gjërat më të vyera në jetë. Është koha ajo që gjithmonë luan me ne…

Ishin këto ndjesitë e koreografit dhe balerinit virtuoz, solistit të parë të Operas së Vjenës, Eno Peçi kur krijoi “Exil – Déjà vu”. Një lojë koreografike që pritet të jetë mahnitëse me lëvizjet trupore, në stilin kontemporan të kërcimit. Kështu kur krijoi “Exil” koreografi shkoi në ide e koncept në vitin 1997.

Shqipëria e këtij viti iu duk se i qëndronin në trup vendit të tij, për të realizuar premierën e baletit “Exil- Déjà vu”, në logon e Teatrin të Operas dhe Baletit, dhe pse në një moment pa skenë.

“Si bazë kam marrë kohën e viteve 1987-1988. Si bazë kanë qenë ato trazirat dhe ajo më frymëzoi sepse edhe vetë i kam kaluar këtu, si të tjerë kolegë të tjerë të mitë apo familje të tjera. Thashë dua të bëj diçka me këto gjëra, sepse ato momente i kam kaluar edhe vetë”, ka treguar Peçi.

Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela, u shpreh se “Exil – Dèjá Vu” është premiera absolute e baletit për këtë sezon artistik. Në këto ditë kur Teatri shqiptar i Operas dhe Baletit nuk e ka një skenë të vetën, kur duhet të ngjisim shfaqjet nga një skenë në tjetrën, ekselenca shqiptare në botë, si solisti i parë i Operas së Vjenës dhe koreografi Eno Peçi pranon me kënaqësi ftesën e teatrit për të sjellë artin e tij. Një shfaqje moderne, e cila u jep mundësi artistëve të trupës së baletit për t’u shprehur në disiplina te ndryshme”.

Dje, ka qenë prezantimi i veprës para mediave, për të cilën është folur më herët se do të jetë një nga shfaqjet që do të thyejë limitet e imagjinatës me një lojë fizike, duke gërshetuar lëvizjet koreografike, me interpretimin e fortë artistik.

“Koreografi Eno Peçi nuk mund të qëndronte larg skenës shqiptare, ndaj do të jetë në krye të trupës së balerinëve të TKOB dhe si protagonist, balerin”, është shprehur drejtorja e TKOB. Në këtë fundjavë, premiera absolute e “Exil” do zërë skenën e Universitetit të Arteve, në dy net, duke u konsideruar si “dhuratë” për festën kombëtare.

Eno Peçi prej 15 vitesh që punon në Operën e Vjenës është zgjedhur të interpretojë edhe në koncertin e shumëpritur në të gjithë botën me rastin e Vitit të Ri. “Është e vërtetë, xhirimet i kemi bërë, i kemi bërë nga fund i gushtit dhe do të transmetohet me një janar”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zilia dhe urrejtja të bën antikapitalist

Axhenda Liberale /3 Nga Besart Kadia Mendoni për një çast në rast...
Read More