Era Istrefi, “Duke përgatitur diçka”

 

Era Istrefi me një projekt të ri së shpejti?

Këngëtarja e famshme 22 vjeçare Era Istrefi, pas hitit në bashkëpunim me reperin amerikan French Montana “No I love yous”, është gati për të nxjerrë në treg një këngë të re.

Këngëtarja e bëri lajmërimin përmes një postimi në Twitter ku shprehej e emocionuar dhe se mezi po priste ta dëgjonin të gjithë fansat.

Ajo shkruan poshtë videos: “Duke përgatitur diçka”.

Në videon e publikuar në studio, dëgjoheshin tinguj të ngjashëm me hitin e saj “Bonbon”, që numëron mbi 540 milion klikime në YouTube, çka e ngjiti këngëtaren në arenën ndërkombëtare.

E gjithë kjo pritje do ja vlejë për diçka apo jo? Bëhuni gati për Bonbon numër 2!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Floriana Garo në formë pas lindjes, sërish një super Miss

Moderatorja e njohur dhe ish Miss-i shqiptare ka befasuar me pamjen e...
Read More