Era Istrefi ka dy fjalë për këngën e botërorit



 

Kënga e botërorit 2018, e kënduar nga këngëtarja me origjinë shqiptare Era Istrefi në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith vetëm në pak kohë ka arritur rekorde klikueshmërie në YouTube.

Brenda një ditë ‘Live it up’ ka marrë mbi 5 milionë klikime.

Era Istrefi, e cila me bashkëpunimin për himin e FIFA Ëorld Cup ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, ka falënderuar fansat me anë të një postimi në Instagram.

“Live It Up ka arritur 5 milionë klikime në një ditë. Kupa është e juaja. Unë nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit. Jam shumë e emocionuar për Kupën e Botës 2018,” shkruan Era në Instagram.

Ky është një hap shumë i madh i këngëtares shqiptare në tregun muzikor ndërkombëtar dhe i urojmë shumë suksese.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Përveç Kryeprokurorit, opozita ka të drejtë të protestojë për gjithçka

Nga Ervis Iljazaj - Opozita shqiptare, që në momentin që u zgjodh Kryeprokurori...
Read More