Era Istrefi, tejet elegante dhe joshëse gjatë xhirimeve të klipit për këngën e Botërorit

Era Istrefi ka publikuar dy fotografi në Instagramin e saj që janë shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës zyrtare të Kampionatit Botëror që fillon në Rusi.

Kënga do të publikohet të premten dhe është në bashkëpunim me Will Smithin, aktorin që i kthehet këndimit dhe Nicky Jam.

Kënga besohet të jetë e titulluar “One life to live”.

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, do të këndojnë këngën e Kampionatit Botëror të FIFA-s në Rusi, raporton “Billboard” duke u thirrur në raportime mediale dhe burime të pavarura.

Kënga do të punohet nga Diplo dhe pritet të lëshohet më 25 maj. Lajmi fillimisht u publikua nga “Vibe” dhe radiostacioni kolumbian “W Radio” dhe u konfirmua veçmas për “Billboard”-in nga burime të afërta me projektin, transmeton Koha.net.

Edhe pse ka disa këngë të ndërlidhura me Kampionatin botëror, himni zyrtar zakonisht është ajo më e madhja dhe performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz. Himne të kaluara janë kënduar nga Shakira, “Waka Waka” dhe Ricky Martin “The Cup of Life.”

Sipas një interviste të menaxherit të Nicky Jam, Juan Diego Medina, që u lëshua në “W Radio”, Nicky Jam dhe Smith ishin në Budapest për t’i kryer punimet finale në këngë e cila do të lansohet këtë të premte.

Para kësaj, “Vibe” raportoi se, sipas producentit të muzikës reggaeton DJ Nelson, Smith dhe Nicky Jam po punonin në këngën. “Vibe” po ashtu raportoi se Istrefi do të jetë pjesëmarrëse në këtë.

ers_1527019520-8186093xs_1527019531-3453565
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Tefta Kafazi; 42 vite tinguj…

  Në thelb të punës së saj ka  ritmin,  muzikën, tingujt. Tefta...
Read More