Erdhi trendi i bukurisë që i neutralizon mangësitë e fytyrës

ELLE na shpjegon përse korrigjimi i fytyrës me krema me ngjyrë është më e mirë se konturimi…

Sigurisht keni parë në Instagram apo Youtube se si femrat vendosin kremë me ngjyrë të gjelbërt, portokalli apo vjollcë dhe kjo ka të bëjë me trendin e korrigjimit të fytyrës, proçes që bëhet me ndihmën e kremave korrigjuese.

Kjo teknikë është ideale për personat që kanë lëkurë problematike apo ngjyrë të pabarazuar në fytyrë. Fshehtësia është se ngjyrat e kundërta korrigjohen; të bardhën e korrigjon portokalli, të kuqen e gjelbërta dhe vjollcën e verdha.

Para se të vendosni për korrigjimin e fytyrës, analizoni cilësitë e lëkurës suaj. Shihni për vende të parrafshëta, në cilat vende lëkura është më e hapur dhe më problematike. Cilën ngjyrë korrigjuese do të përdorni varet nga sipërfaqa- kështuqë në ballë vendosni ngjyrë më intenzive ndërsa në mjekërr ngjyra me intenzitet më të vogël.

Me korrigjuesin e gjelbërt mund të neutralizoni skuqjen e fytyrës dhe puçrrat e ndezura, nëse keni njolla të verdha në fytyrë juve ju duhet kremë ngjyrë vjollcë.

Kur të përfundoni me korrigjimin është mirë që të shtoni ngrohtësi në fytyrën tuaj me një bronzer.

Shkruar Nga
More from Revista User

Foto të çuditshme të Kendall e Gigi për revistën W

Ato nuk janë vetëm dy mikesha të mira, por edhe modelet më...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.