Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiçin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Sipas mediave turke, gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve pas arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç të hënën.

Erdoğan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maskimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Marrëveshja PD-PS ka dhënë efektet pozitive për interesin publik që tani

Nga Ervis Iljazaj Marrëveshja politike midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për...
Read More