Erdogan dënon përdorimin e forcës nga ana e Izraelit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi sot atë që ai e cilësoi përdorim ekstrem të forcës nga ana e Izraelit, një ditë pas akteve të dhunshme që lidhen me instalimin e detektorëve metalikë në hyrje të sheshit të xhamive në Jeruzalem.

“Unë dënoj përdorimin e tepruar të forcës nga ana e forcave izraelite kundër vëllezërve tanë, që ishin mbledhur për faljen e së premtes”, deklaroi Erdogan në një deklaratë të publikuar nga presidenca turke, raporton AFP.

Dje në Jerusalem kanë humbur jetën tre palestinez, gjatë konfrontimit të tyre me forcat izraleite, kundër vendosjes së detektorëve në hyrje të faltoreve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aktorja e njohur turke ndahet pas dy vitesh martesë

Aktorja turke, Merve Bolugur, e cila kurorëzoi dashurinë e saj disa vjeçare...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *