Erdogan falenderon vendet myslimane që votuan kundër SHBA-ve, edhe Shqipërinë


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka mirëpritur votimin kundër rezolutës së Trump në OKB.

Përmes dy mesazheve në Tëitter ai falenderon vendet myslimane që e mbështetën, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

“E mirëpresim me kënaqësi të madhe mbështetjen që morëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për rezolutën historike mbi Al-Quds Al-Sharif.

Presim nga administrate e Trump të tërheqë pa vonesa të mëtejshme vendimin e papërshtatshëm, paligjshmëria e të cilit u qartësua nga OKB”, shkruan ai.

Në një status tjetër, Erdogan thotë:

Në emrin tim dhe të popullit turk, theksoj mirënjohjen e të gjithë atyre që mbështëtën kauzën e Palestinës dhe Al-Quds Al-Sharif”.

Rezoluta e miratuar në OKB dënon vendimin e Donald Trump për ta zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem.

Nga 193 vende që votuan, 65 nuk e mbështetën rezolutën qoftë duke votuar kundër, qoftë duke abstenuar. Shqipëria u rreshtua në anën e atyre që dënuan vendimin e Donald Trump.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gigi Hadid, sërish në punë duke pozuar edhe pas ndarjes nga Zayn Malik

  Modelja e famshme, Gigi Hadid, e cila njihet për stilin e...
Read More