Erdogan: Holanda “ka treguar” moralin përmes rolit në Srebrenicë

presidenti-turk-rexhep-tajip-erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, deklaroi se vendi i tij e di se si Holanda “kupton” civilizimin dhe moralin përmes rolit të saj në, siç thotë, në gjenocidin në Srebrenica, transmetojnë mediat turke.

Erdogan ka akuzuar Holandën, pasi batalioni holandez i forcave paqësore të Kombeve të Bashkuara dështoi të mbrojë mijëra myslimanë të vrarë në Srebrenicë, transmeton AP.

“Ne e dimë sa është i prishur karakteri i tyre nga masakra e tetë mijë boshnjakëve atje”, ka thënë Erdogan në një fjalim, të cilin e ka transmetuar direkt televizioni turk.

Ndryshe, Holanda ka ndjekur shembullin e Gjermanisë dhe Austrisë që në territorin e saj të mos lejojë politikanët turq që të mbajnë mitingje në mbështetje të referendumit të ardhshëm në prill, me të cilin presidentit turk Recep Tayip Ergodan do t’i mundësohet që të zgjerojë kompetencat e tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Japonia zgjat edhe për 2 vjet sanksionet ndaj Koresë Veriore

Japonia ka vendosur që t’i vazhdojë edhe për dy vjet sanksionet e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.