Erdogan: Holandezët janë mbeturina të nazizmit

Acarimi i Erdogan, që ka rritur tensionet diplomatike mes dy vendeve, ka ardhur pas anulimit të një mitingu që do të mbahej në Vendin e Ulët për referendumin për fuqizimin e kompetencave të presidentit turk, që do të mbahet në javët e ardhshme.

Mitingu u anulua për arsye sigurie, ndërsa avioni i ministrit të Jashtëm turk që do të fliste në këtë event, nuk u lejua të ulej në aeroportin e Rotërdamit.

Presidenti Erdogan ka reaguar duke kërcënuar se në të njëjtën mënyrë do të bllokojë fluturimet nga Holanda.

“Ndalojeni ministrin tonë të Jashtëm sa herë të doni, por nga sot e tutje do të shohim se si do të ndalohen fluturimet tuaja në Turqi”, ka thënë Erdgoan.

Nga ana tjetër, kryeministri holandez Mark Rutte i ka cilësuar deklaratat e Erdogan si “jashtë linjës” normale të diplomacisë. “Është një deklaratë e çmendur, sigurisht”, ka deklaruar Rutte.

Edhe vetë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka paralajmëruar se Turqia mund të vendosë sanksione, ndërkohë që qeveria turke ka thirrur për sqarim të dërguarin diplomatik holandez në Ankara.

Gjermania dhe Austria gjithashtu kanë kundërshtuar vizitat e ministrave turq. Ankaraja fajëson atë që e quan fashizëm në rritje në Evropë, dhe e interpreton kundërshtimin si një përpjekje të Evropës për të influencuar rezultatin e referendumit të 16 prillit.

“Dashtë Zoti, 16 prilli do të jetë dita që bashkëkombasit e mi, të cilët janë vështirësuar në Perëndim dhe nëpër botë, do të festojnë”, deklaroi Presidenti turk.

Zoti Erdogan e krahasoi reagimin e Gjermanisë me veprimet e nazistëve. Berlini e quajti këtë gjë të pajustifikueshme

Shkruar Nga
More from Revista User

Nëna e Atjonit, letër të mbijetuarit të aksidentit: Ç’do të bësh me djallin brenda vetes…

Në një letër drejtuar gazetës Tema, Eda Zhiti, nëna e Atjon Zhitit...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.