Erdogan: Një Turqi e fortë do të thotë siguri për paqen dhe stabilitetin rajonal

Një Turqi e fortë do të thotë siguri për paqen dhe stabilitetin rajonal, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi në rezidencën presidenciale me intelektualë dhe opinionistë të ardhur nga rajonet lindore dhe juglindore të vendit.

“Padyshim që Turqia është pengesa më e madhe përpara këtyre skenarëve të përgjakur kundrejt rajonit tonë. Suksesi i kësaj loje varet nga dobësimi, pengimi dhe rënia e Turqisë. Sepse një Turqi e fortë do të thotë siguri e paqes dhe stabilitetit rajonal”, deklaroi Erdogan.

Duke vënë në dukje se pozita gjeografike ku ndodhen po kalon në një periudhë të turbullt dhe të vështirë, Erdogan theksoi se “ndodhemi brenda një procesi ku kartat po ripërzihen dhe hartat janë vendosur sërish mbi tryezë. Ashtu si edhe në shekullin e kaluar edhe për këtë periudhë fjalëkalimi është përça dhe sundo, madje gëlltit” njoftoi AA.

”Kjo taktikë, të cilën qarqet koloniale globale kanë arritur për vite me radhë ose që e kanë zbatuar me sukses kudo që e kanë trajtuar, edhe një herë është vendosur në përdorim në rajonin tonë”, nënvizoi presidenti turk.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrest me burg për djalin që vrau dajën e shokut në Bathore

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Ledian Canin, 16 vjeçari...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.