Erdogan paralajmëron kundër projekteve energjetike në Qipro

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi kompanitë ndërkombëtare kundër projekteve të mundshme të gazit në Qipro, pas dështimit të raundit të fundit të negociatave për ribashkimin e ishullit.

Në një fjalim në Kongresin Botëror të Naftës që u hap në Stamboll, Erdogan theksoi se një mundësi e madhe ishte humbur me dështimin e negociatave që u mbajtën në Zvicër javën e kaluar për ribashkimin e palëve greke dhe turke të Qipros, ndarë që prej vitit 1974, raporton AFP.

Në vitin 2011, kompania amerikane “Noble Energy” ka qenë e para që ka zbuluar gaz në brigjet e Qipros, në fushën Aphrodite, rezervat e të cilës janë vlerësuar 127,4 miliardë metra kube, i cili nuk ka filluar ende të shfrtyëzohet.

Qipro shpreson të bëhet një aktore energjitike e madhe në Mesdheun lindor dhe të ndërtojë një terminal tokësor për të eksportuar gaz drejt Evropës dhe Azisë deri në vitin 2022.

Por, pasuritë e gazit të ishullit janë çështjet kryesore të pakënaqësive mes qipriotëve grekë dhe turq dhe Erdogan paralajmëroi kompanitë ndërkombëtare kundër zbatimit të projekteve në këtë fushë, në mungesë të një marrëveshjeje mes dy palëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ky është jahti më luksoz në botë, vlen 360 milionë paund

Tashmë super jahti prej 360 milionë paundësh i miliarderit rus ka dalë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *