Erdogan pret kthimin e dënimit me vdekje në Turqi

presidenti-turk-rexhep-tajip-erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan deklaroi të shtunën se pret që Parlamenti të miratojë kthimin e dënimit me vdekje pas referendumit për zgjerimin e kompetencave të presidentit, i cili do të mbahet më 16 prill.

“Familjet e martirëve, heronjve të rënë (gjatë puçit të dështuar ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar) nuk duhet të brengosen. Besoj, me ndihmën e Zotit, se pas votimit të 16 prillit Parlamenti do të bëjë çmos kur janë në pyetje kërkesat tuaja për dënimin me vdekje”, ka thënë Erdogan në mitingun e transmetuar në televizion dhe ka shtuar se “pa hezitim” do të nënshkruajë ligjin për dënimin me vdekje, transmeton AFP.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident tek ‘Brryli’, urbani përplas makinën

Urbani i linjës së ish-uzinës së autotraktorëve është përplasur me një makinë...
Read More