Erë lufte globale, bombardime brenda 72 orësh, Moska: Do rrëzojmë raketat amerikane

Shpesh në rrjetet sociale qarkullon një teori konspirative se do jetë Siria prej nga do të nisë një konflikt me përmasa globale.

Orët e fundit, tensioni është në maksimum, ndërsa Rusia ka paralajmëruar se do të rrëzojë çdo raketë amerikane që do qëllohet në drejtim të Sirisë.

Nga ana tjetër, agjencia e kontrollit hapësinor në Europë ka pastruar hapësirën ajrore të kësaj zone përpara një sulmi të mundshëm.

Mendohet se brenda 72 orësh do ketë një sulm të tillë.

SHBA ka kërcënuar se do sulmojë me raketa diktatorin sirian, Bashar al-Assad.

Ky reagim vjen pas sulmit me armë kimike ndaj popullsisë civile në qytetin Douma, nën kontrollin e rebelëve.

Ambasadori i Moskës në Liban, Alexander Zasypkin tha se çdo raketë amerikane që do qëllohet ndaj Sirisë, do të rrëzohet.

SHBA, Britania dhe Franca po vazhdojnë diskutimet për një sulm të mundshëm ushtarak ndaj Assad.

Këtë mëngjes, agjencia e kontrollit ajror europian ka paralajmëruar avionët që fluturojnë pranë Sirisë që të bëjnë kujdes, pasi brenda tre ditësh do qëllohet me raketa.

123456
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Blerina Ago: Nuk ka më kohë për të humbur, Shqipëria ka nevojë për turizëm cilësor

  Blerina Ago është një prej 100 sipërmarrësve të rinj të cilët...
Read More