‘Erë lufte në rajon’, Erdogan u drejtohet grekëve: Shpëtuat se u hodhët në det!

 

Rajoni ynë nuk njeh qetësi. Tashmë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë po shkojnë në kulm.

Me thirrje veçanërisht provokative dhe që shkaktojnë përsëri tension, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i është përgjigjur deklaratave të fundit të homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos.

Fjalimi i tij, që ka pasur fyerje dhe kërcënime për Greqinë, është mbajtur në një konferencë të partisë së tij në provincën Sakarya, pikërisht aty ku në vitin 1921 forcat turke kanë ndërprerë marshimin e ushtrisë greke drejt Ankarasë.

“Ata që duan të rifreskojnë kujtesën e tyre, le të shkojnë t’i hedhin një sy historisë së tyre të kohëve të fundit. Ata që hedhin fjalë më të mëdha sesa përmasat e trupit të tyre, para se të lexojnë përralla, le të lexojnë një libër të vërtetë historie.

Le të mësojnë shumë mirë sesi shpëtuan pa u bërë peshk i kriposur në Sakarya dhe si i braktisën këto vende duke u hedhur në det. E thashë dhe e them përsëri: Nuk kemi asnjë synim për territoret dhe sovranitetin e askujt”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Një javë më parë, nga zona e Pierias pranë Selanikut, presidenti grek Pavlopoulos, duke çuar një mesazh drejt Ankarasë kishte theksuar se, Greqia ia ka bërë mëse të qartë Turqisë bashkë me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n, se Traktati i Lozanës nuk lë asnjë boshllëk që mundëson ndryshimin e kufijve, e as nuk rishikohet apo riaktualizohet, dhe nuk krijon aspak zona të diskutueshme në detin Egje.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pesë këshilla për të kaluar pushime sa më çlodhëse

  Kur mendon për pushimet të vjen në mendje ushqim i shëndetshëm,...
Read More