Erion Veliaj merret me mbjellje pemësh

Bashkia e Tiranës ka zëvendësuar pemët e dëmtuara një ditë më parë nga persona të papërgjegjshëm në Parkun e Liqenit të Farkës. Pas evidentimit të thyerjes së disa prej fidanëve të rinj që u mbollën vetëm pak kohë më parë, punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë kanë marrë të gjitha masat për të rikthyer gjendjen normale. Liqeni i Farkës ndodhet 9.6 km nga qëndra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale gjë e cila e bën këtë park lehtësisht të arritshëm për vizitorët. Duke parë potencialin e madh që ofron ky territor, kjo zonë po shfrytëzohet për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme outdoor, duke u përqendruar mbi të gjitha tek sportet ujore, çka e kanë kthyer atë në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha grupmoshave të cilët duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit. Shëtitorja shtrihet në krahun lindor të liqenit me një gjatësi prej 760 metra linearë, shumë afër vijës ujore të basenit, lehtësisht e aksesueshme nga ana e frekuentuesve shkruan Express.

Në njësinë administrative Farkë, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 3000 fidanë dru dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Numër rekord vendesh të lira pune në Gjermani

Numri i vendeve të lira të punës në ekonominë gjermane ka shënuar...
Read More