Ermal Meta: Kisha frikë para koncertit…. Eugent Bushpepa, zëri më i mirë në Eurovision

 

I ftuar në “Top Show Magazine”, Ermal Meta vlerësoi lart një nga konkurrentët që ai pati në Festivalin Europian të Këngës.

E sipas tij, më i miri në Eurovision ishte ai shqiptari që përfaqësonte Shqipërinë, Eugent Bushpepa.

“Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.

E fakti se Italia nuk e vlerësoi me pik për këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, ishte një tradhti.

“Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Show Magazine”.

Ermal Meta, fituesi i “Sanremos”, përfaqësuesi i Italisë në “Eurovision”, i cili më 1 qershor mbajti një koncert madhështor në Tiranë, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine”.

Ai rrëfeu një detaj mjaft të veçantë në fillim të intervistës për koncertin në sheshin “Skënderbej”. Ermali tregoi se është “frikacak” dhe këtë e ka kuptuar pikërisht para koncertit në Tiranë.

“Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time.

Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh. Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision””, tha Ermal Meta.

Si asnjëherë më parë, në intervistat e dhëna në Shqipëri, Ermal Meta në “Top Show” foli për babain. Shkurt, konçiz, dhe ftohtë iu përgjigj pyetjes së Dudushit nëse e kishte rregulluar marrëdhënien me të atin.

“Jo. Nuk dua. Pikë. Unë nuk jam Zoti, Zoti fal”, tha Ermali duke folur pak dhe treguar shumë.

Dudushi e pyeti edhe njëherë nëse kishte pasur ndonjë kontakt këto kohë dhe Ermali tha një tjetër “Jo”.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka befasuar jo pak mbrëmjen e sotme në “Top Show”, ndërsa ka treguar detajet nga festivali i Sanremos, dhe lajmet se kënga e tij ishte plagjiaturë.

Ermal Meta ka thënë se lajmi për plagjiaturën ishte i sajuar.

“Atë skandalin e plagjiaturës e sajuam vetë. Po ta them unë, e sajuan ata. Sepse ata e dinin për këtë këngën se ne e kishim shkruajtur më parë, sepse ne ia treguam se nuk kishim pse ta fshihnim.

Dhe kur e treguam ai gazetari gjasme nuk e kuptoi dhe nuk doli ai lajmi në atë artikullin por doli pas Sanremos natën e dytë.

Kjo ndodhi sepse ne ishim të favorizuarit, dhe në atë moment ishte lajm shumë i fortë, por unë pastaj kontrollova disa gjëra, dhe në 2012 një djalë bëri të njëjtën gjë, hyrë në semifinalist, por nuk kaloi.

Pas dy vitesh një vajzë u fut në Sanremo me të gjithë këngën plagjiaturë, dhe nuk u bë asgjë. Por në një festival pa asnjë lajm, ky ishte super lajm. Por më pas na kërkuan falje.

Gjatë kësaj kohe kam ndenjur dy ditë e gjysme me pizhama pa dalë fare nga dhoma, nga inati. Më erdhi inat sepse ishte padrejtësi”, u shpreh ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjermania: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Tahiri, ‘peshk i madh’. Xhafaj, të largohet

  Një intervistë ekskluzive për Kryeredaktoren e “Opinion”, Desada Metaj, numri dy...
Read More