Ervin Bushati:Mes konservatorëve të vjetër dhe liberalëve të rinj

 

Deputetit të PS Ervin Bushati i duket simbolikë interesante dyzimi mes politikanëve konservatorë të së shkuarës dhe preferencës për të rinjtë liberalë ndërsa zgjedh edhe Napoleon Bonapart edhe Justin Trudeau në listën e tij. Progresiv dhe optimist Bushati thotë se “sa vjen dhe bëhet më bukur dhe me përmbajtje për të gjithë njerëzimin”.

 

Kush është figura politike ndërkombëtare që ju frymëzon?

Nga figurat historike do të veçoja Napoleon Bonaparte, Abraham Lincoln dhe Winston Churchill. Ndërsa të ditëve sot mund të dsc_0194 them Barack Obama dhe Angela Merkel; e së fundmi shumë simpati për Justin Trudeau, kryeministrin e Kanadasë. Më duket simbolike interesante që në distancë duken më mirë politikanët konservatore, ndërsa në ditët e sotme dhe në afrim ata liberale.

Po nga politikanët shqiptarë kë do të veçonit?

Gjyshin tim: Myftar Tare, Deputet i qarkut Korçë në Kongresin e Përmetit 1944 dhe zv.Ministër të Brendshëm deri në 1948. Pjesëmarrës në Konferencën e Paqes UN, Paris 1946. Natyrisht pak i njohur për shoqërinë sot, por me një influence direkte dhe të madhe për mua; në rritjen dhe mbrujtjen që në vegjëli me histori lufte, paqe dhe intrigë politike në Shqipërinë e Luftës II Botërore dhe të periudhës së regjimit komunist.

Cila është për ju koha më e mirë politike në këtë vend?

Padyshim kjo sot: me zhvillimin dhe evolucionin e shoqërisë shqiptare aq më e përgjegjshme dhe Europiane detyrohet të rritet dhe politika shqiptare.

A mbani ditar, apo shënime?

Nuk mbaj, fatkeqësisht. Megjithatë mendoj që kam mjaftueshëm intervista apo debate të regjistruara që përmbajnë brendinë e edukimit tim dhe opinionit intelektual e politik që përmbaj.

Koha që mbart për ju kujtimet më të veçanta.

E tashmja! Unë jam progresivist në bindje dhe besoj që jeta sa vjen dhe bëhet më bukur dhe me përmbajtje për të gjithë njerëzimin. Për më tepër që sa më shumë rriten dy djemtë tanë, Alfred dhe Matias, aq më e embël është jeta jonë e mrekullueshme. Natyrisht dhe periudha e fakultetit si student, 4 vite në Chicago USA, ku u diplomova për Financë/Ekonomi në “DePaul University”, një nga shkollat më të mira në botë degën time.

Historia që do të donit ta kishit harruar, por s’ja keni dalë dot….

Viti 1997 në Shqipëri.

Njerëzit që ju kanë lënë kujtimet më të bukura…

Im atë, Alfred Bushati që sot nuk është me ne. Do të doja që të ishte gjallë sot mes nesh dhe të shihte nipërit e tij: dy djemtë e mi dhe dy djemtë e vëllait tim, Gjergjit. Dhe familja ime në përgjithësi më ka sjellë vetëm kujtime të bukura.

Kush është njeriu që i besoni gjithçka?

Zotit. Njeriu ka një jetë publike, një jetë private dhe një jetë sekrete.

A ju kanë zhgënjyer?

Për sa kohë zhgënjehesh në jetë dhe nga njerëzit; je i ri dhe ke çfarë mëson nga jeta. Nuk jam plakur akoma që të di gjithçka dhe mos zhgënjehem. Zhgënjimi është pjesë e evolucionit tonë si njerëz në këtë botë.

A ju kanë lënduar?

Aq sa ja kam lejuar vetes, dhe sa kam dashur të lëndohem. E kemi vetë në dorë. Edhe kur humbet, mos humb mësimin që nxjerr nga jeta.

Kush ju ka rritur, edukuar që në vogëli e më tej?

Në fillim stërgjyshja që e doja më shumë se çdo njeri në botë, ose të paktën kështu mendoja deri 5 vjeç. Më pas ime më ka qenë ervin-bushati-2dhe është qendra e zhvillimit tim shpirtëror. Ime shoqe nuk bëhet xheloze, se i kam falur zemrën.

Çfarë nuk ju pëlqen tek vetja?

Do doja të isha diçka me shumë në gjithçka. Por nuk ka gjë që nuk dua- që mbas pubertetit kam mësuar ta dua veten. Është dashuria e dytë e njeriut në jetë, mendoj. (e para është vetë koncepti i dashurisë).

Çfarë ju pëlqen?

Më pëlqen shumë natyra, me gjithçka i ka dhënë Zoti. Sa më natyrshëm, aq më e bukur është gjithçka. Teknologjia është një tjetër mrekulli e njerëzimit që na dhuron përherë e më shumë shërbime dhe produkte që vetëm para pak dekadash do të dukej sikur vinin nga vete alienet. E imagjinoni dot sot botën tuaj pa: smartphone, laptop, tv, internet etj?!

Libri që po lexoni, apo keni lexuar së fundmi….

“The Origins of Political Order”, Francis Fukuyama. Super analizë e njerëzimit, diçka si “Kapital” i Marx, por pa ideologjinë. Më organik dhe fizik në logjikën e tij. Libra të preferuar: “Poema Komplete” Jalaudin al Rumi, “Mjeshtri dhe Margerita” nga Mikhail Bulgakov, “Qytete të Padukshme” Italo Calvino, “Il Nome della Rosa” Umberto Ecco, ‘1984” George Orwell, “Nudge” Cass Sunstein, dhe shumë shumë të tjerë që do bëhem shumë shumë pishman që nuk i përmenda. Bëhen xheloz!

Muzeu që ju ka mahnitur……

Përjetësisht: Villa Borghese në Romë. Unë i vizitoj gjithë muzeumet ku kam qenë në botë, por ky ka një përqëndrim të tillë bukurie të pastër; si një perlë brenda vetes. Ndjekin: Ufizzi në Firenze, Muzeu Vatikani  në Romë, Prado në Madrid, Louvre në Paris, Museum of Art Chicago …..

Vendi që keni shijuar më shumë e ku do të donit të ktheheshit gjithmonë…

Thailanda.

Vendi që ju ka trishtuar më shumë…

Stambolli.

Seriali televiziv që keni ndjekur ndonjëherë…

“Twin Peaks”, “Breaking Bad”

Filmi më i dashur…..

‘Arizona Dream”, ‘Ex-Machina”, “Lost Highway”, “Roma”,  “Lost in Translation” etje etj,

Shoh shumë filma dhe është pasion imi në fakt.

Aktori ose aktorja  e preferuar…

Jeremy Irons, Gary Oldman, Sofia Loren, Grace Kelly.

Muzika që dëgjoni….

Shumë: klasike, house, jazz, blues, hip hop, rock. Marr çdo vit 10 albumet më të mira “Rolling Stone Mag” ose site të ngjashme dhe më pëlqen të rri update me muzikën e re në botë. Dëgjoj shumë muzikë dhe unë mendoj që bota pa muzikë do të ishte një gabim hyjnor.

A keni një listë këngësh që mbani në telefon apo makinë?

Kam dhe është më shumë diversitet. E dëgjon më shumë ime shoqe me çunat në makinë.

Pasioni më i fortë……

Më duket se Politika. Dhe muzika, dhe leximi. Besoj dhe falenderoj Zotin për: Teknologjinë.

Nuk jam tipi nostalgjik, sepse besoj që gjithçka në botë dhe në jetë është drejt përmirësimit.

Dëshira e parealizuar…

Zakonisht i realizoj; sepse i vë vetes dëshirë atë që më bën punë. Balanca e brishtë mes dëshirës dhe pritshmërisë është një mrekulli e natyrës njerëzore që të mahnit, kur i kupton logjikën që e vë në lëvizje. Kemi kohë akoma dhe për të pasur dhe një vajzë …. mendoj; sepse vendimarrja anon më shumë nga ime shoqe.

Palestër, ecje apo dietë..

Kalçeto dy herë në javë dhe pak palestër. Dietë: përpiqem të ushqehem shëndetshëm. Preferoj shumë prodhimet e detit, liqenit a lumit.

Ndonjë sport i frekuentuar apo thjesht i preferuar…

Nuk ndjek shumë sport në tv, dhe nuk jam as tifoz tamam. Duket pak keq me shokët, por e kam kaluar që në fëmijëri këtë. Kam qenë vrapues i shpejtë, ndonëse se pak do e besojnë sot: me i shpejti në atetikë, në fillore dhe në gjimnaz në të gjithë shkollën më duket.

Ku jetoni, në ç’ zonë të Tiranës?

Kam lindur dhe jetuar gjithmonë në qendër, afër shkollës “Jeronim DeRada” në një radius 1 km. Prej 2005, jetojmë në një shtëpi tonën në Frakë afër liqenit të madh.  Kemi dy qen, një mace, një baçe me lule shumë, agrume dhe ullinj me të cilët këtë vit bëmë 25 lt. vaj.

A do të donit të jetonit diku tjetër?

Në shumë vende në botë: ishuj grek, rivieren franceze, jugun e Spanjës apo në Itali, California në USA … kudo me diell dhe det etj etj. Kemi kohë, pas shkollimit të mirë të fëmijëve për të qenë realisht “subjektiv”.

Kafja afër shtëpisë, më e preferuara e mëngjesit….

Kam një mrekulli të teknologjisë “Illy” në shtëpi, që është ritual shpirtëror për ne si çift.

Restoranti më i frekuentuar, afër shtëpisë….

Me periudha varet dhe mos duket si reklamë përgjigja, por e thashë përpiqem të rri te peshku këto kohë dhe fatmirësisht unë shijoj pothuaj çdo gjë. I nderoj amvisat kur i shkoj ose rri për drekë. Kjo vlen si për fisin tim, si dhe për krushqinë.

Kuzhina që ju shijon më shumë….

Aziatike dhe e detit. Kuptohet që më pëlqen dhe vera bashkë me ushqimet që mund të shoqërojnë atë në çfarëdo forme etnografike (ushqim, muzikë, atmospherë, kërcim etj)  sipas zonave.

Stilisti apo stili që ndiqni e preferoni…

Çfarë do, është dakord dhe preferon gruaja. Nuk besoj se kam qenë ndonjëherë me aftësi për të vlerësuar modën.

Për çfarë shpenzoni pa fre?

Edukimin dhe sigurinë familjare.

Shkruar Nga
More from Revista Mapo

Ervin Bushati:Mes konservatorëve të vjetër dhe liberalëve të rinj

  Deputetit të PS Ervin Bushati i duket simbolikë interesante dyzimi mes...
Read More