“Është një Mark, Mark…” Si lindi përplasja e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë me Edi Ramën



Gjatë intervistës së fundit në ‘Opinion’, kryeministri Edi Rama iu drejtua jo pa ironi disa herë kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford.

“Është një Mark, Mark Crawford që kërkon ulje taksash,” tha Rama disa herë.

Por përse ishte acaruar kaq shumë kryeministri?

Marrëdhëniet e tij me Mark Crawford nuk kanë qenë të mira që në fillim të qeverisjes së tij.

Madje edhe më parë, mediat pranë Ramës spekulonin se Crawford ishte një forcë mbështetësve për demokratët.

Kur erdhi në pushtet, Rama nisi një aksion anti-informalitet, por Crawford tha se në SHBA nuk futet në burg askush për kuponin.

“Do të kisha parapëlqyer që t’i thosha në sy që para se të bëjë deklarata duke iu kundërvënë këtij operacioni dhe duke folur për masat e rrepta të Qeverisë si masa penguese, t’u tregojë shqiptarëve se çfarë i ndodh dikujt në SHBA nëse kapet me evazion fiskal dhe pa kupon tatimor”, deklaroi Rama.

Në vijim, Crawford e ka kritikuar shpesh qeverinë për ndryshimet fiskale dhe për barrën e rëndë të taksave.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Izet Haxhia duket i dëshpëruar: Askush nuk po e merr në dorë çështjen time

    Në një kohë kur i dashuri i saj Izet Haxhia...
Read More