Eskobari me lidhje me qeverinë shqiptare



kanabisi

Këto orët e fundit, mediat greke shkruajnë se është shpallur në kërkim “Eskobari i Ballkanit”.

Edhe pse nuk e japin emrin, mediat prestigjioze si Kathimerini shkruajnë se 44-vjeçari ka lidhje me qeverinë shqiptare.

Ata thonë se ka qenë drejtor i Transportit në Sarandë dhe është denoncuar nga opozita shqiptare.

Në fakt në maj të vitit 2004, PD e ka denoncuar Klemend Balilin si trafikant droge.

Këtë e konfirmon deputeti demokrat, Genc Pollo.

Sipas Kathimerinit, rrjeti i tij i trafikut shtrihej në Greqi, Belgjikë, Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Holandë, Britani, Austri dhe Norvegji.

Droga dërgohej me skafe nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas prej andej shpërndahej në Europë me kamionë.

Në maj të vitit 2014, deputeti demokrat Arben Ristani publikoi edhe dy faksimile gazetash me artikujt e kohës, ku thuhej se Klemend Balili, që është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Transportit të Sarandës, është arrestuar në korrik të vitit 2006 me 750 kg kanabis.

“Emërimi në poste kyçe të personave me precedent të rrezikshëm kriminalë, është një nga arsyet pse trafiku i drogës ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë. Edi Rama ka treguar me të vërtetë vendosmëri në përfshirjen në administratë të këtyre personazheve, që shpesh kanë bërë bujën e kronikës së zezë në vend. Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis. Aksion  i suksesshëm i policisë në atë kohë, pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth. Sot, Edi Rama, njeriun e 750 kilogramëve kanabis, e ka bërë Drejtor të Drejtorisë Rajonale të Transportit në rrethin e Sarandës. Ja pra kush është modeli i qeverisës së Edi Ramës. Ja përse droga ka shpërthyer ngado. Sepse Kryeministri jo vetëm u ka hapur rrugën trafikantëve, por u ka dorëzuar edhe zyrat e rëndësishme të shtetit,” deklaroi ai.

Greqia: Arrestuam trafikantët e lidhur me qeverinë shqiptare

Gazeta greke Kathimerini njoftoi sot se policia greke ka zbuluar pas një hetimi njëvjeçar, një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës që furnizonte Europën me drogë me vlerë qindra milionë euro dhe se po kërkon për një nga udhëheqësit e grupit, i cili dyshohet se ka lidhje me qeverinë shqiptare.

“I dyshuari 44-vjeçar, i cili ka të shkuar penale të lidhur me drogën, ka qenë emëruar nga qeveria që të mbikëqyrë çështjet e transportit në qytezën e Sarandës në Shqipëri më 2014, pavarësisht se ka qenë i akuzuar për trafik droge nga partitë në opozitë në vendin fqinj,” bëri të ditur Kathimerini.

Pesëmbëdhjetë njerëz janë arrestuar nga operacioni në Greqi, mes të cilëve 13 janë grekë dhe dy janë shqiptarë.

Policia greke konfiskoi edhe një sasi të stërmadhe prej 678.5 kilogramësh kanabisi të fshehura në një ishull të vockël pranë Zakinthos.

Si rregull, policia greke nuk i jep emrat e të dyshuarve që arreston.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Pse u kthyen enveristët

Sondazhi i OSBE-së jep shifra të frikshme mbi pëlqimin e komunizmit dhe...
Read More