Esmeralda Kadëna: Falë studimeve në UET, doktorante në Hungari

Në Universitetin Europian të Tiranës kaloi pesë vite të jetës dhe sot thotë me bindje se nuk është penduar aspak. Në vitin e fundit të studimeve Master i Shkencave në UET, falë programit Erasmus+, arriti të kryejë një semestër pranë Universitetit Óbuda, në Budapest. Tanimë prej një viti ndjek studimet doktorale atje, por vazhdon t’i mbajë rrënjët e forta me universitetin që i hapi derën drejt botës së madhe të dijeve.

Për një nxënëse të shkëlqyer nuk kishte si të mos ishte joshës informacioni se një universitet privat ofronte bursa ekselence. Por nuk ishte vetëm kjo që e shtyu drejt Universitetit Europian të Tiranës Esmeraldën. Dega për të cilën është diplomuar, Informatika Ekonomike ofrohej vetëm në UET dhe në universitetin shtetëror. Me dy kritere në favor të saj, zgjedhja e duhur ishin auditorët e UET.

“Profesionalizmi, gatishmëria dhe mbështeta e stafit akademik por jo vetëm, ishin motivuesit në vazhdimësinë e studimeve të mia në ciklin Bachelor dhe Master i Shkencave gjithashtu pranë UET” – thotë Esmeralda Kadëna, e cila e nisi rrugëtimin e saj akademik më 2011-ën, ndërsa tani është studente doktorale në Universitetin Óbuda, në Budapest të Hungarisë, në Shkollën doktorale mbi Shkencat e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Me sytë nga novacioni, ashtu siç konsiderohej risi edhe dega që ajo zgjodhi të studionte në Universitetin Europian të Tiranës, Esmeralda rrëfen se ndihej e kënaqur nga dijet që merrte.

“Duke qenë se fusha ime e studimit konsiderohej relativisht e re në tregun shqiptar, mund të them se po ndihesha e kënaqur nga ajo çka po merrja nga profesorët e nderuar e për më tepër nga mënyra se si paraqitej integrimi i teknologjisë në fushën ekonomike”.

Ana praktika e studimeve të saj dhe motivimi që merrte në mjediset universitare të UET, kujton se e kanë shoqëruar në të gjitha vitet e studimit. “Mësova se cilat ishin pikat e mia të dobëta e të forta, hapat që duhet të ndërmerrja për të zhvilluar më tej njohuritë e të kaloja sfidat”.

Arritjen e saj si studente doktorale në Hungari, e sheh kryesisht për meritë të studimeve të mëparshme në UET.

Për brezat e rinj që ulen në auditorët e UET, Esmeralda ka një këshillë; informacion dhe njohuri.

“Mendoj se për të arritur në atë që quhet liri mendimi, duhet me patjetër të ekstraktohen të dhënat e marra në informacion e informacioni në njohuri. Mendoj se në çdo fushë është thelbësisht e nevojshme që studenti të kuptojë se universiteti nuk mund të të nxjerrë produkt të gatshëm për diku aty në tregun e punës. Kjo njohuri domosdoshmërisht duhet të fitohet e më pas të përdoret.

Prandaj përpiquni për më të mirën gjatë procesit mësimor. Përfshihuni në larmishmërinë e eventeve të ndryshme e aplikoni në programet e shkëmbimeve studentore për të marrë sa më shumë prej tyre!” – sugjeron ajo.

Sa i përket përshtatjes së vazhdueshme që universiteti u bën kurrikulave në lidhje me tregun e punës, Esmeralda ndër të tjera veçon punën kërkimore shkencore.

“Puna kërkimore shkencore është tepër e vlefshme për të implementuar metodat e reja e të përshtatshme në ambientin aktual”.

Një nga sekretet për ta gëzuar jetën studentore, mendon ish-studentja tanimë pjesë e rrjetit Alumni është përfshirja.

“Lejojeni veten të përfshiheni e ndihuni pjesë e UET, jepni maksimunim në fushën që ndiheni më mirë. Alternativat brenda UET dhe jashtë po të mundësuara nga UET, janë të shumta. Një urë e mirë drejt rrugës së suksesit”.

Në Universitetin Europian të Tiranës kaloi pesë vite të jetës dhe sot thotë me bindje se nuk është penduar aspak. Në vitin e fundit të studimeve Master i Shkencave në UET, falë programit Erasmus+, arriti të kryejë një semestër pranë Óbuda University në Budapest. “Pas mbarimit të këtij cikli, vendosa të aplikoja po tek i njëjti universitet pranë “Doctoral School on Safety and Security Sciences”. Tashmë prej një viti gjendem këtu, në Budapest, duke realizuar atë çka doja falë bursës së shtetit hungarez, “Stipendium Hungaricum”. Njëkohësisht jam pjesë e “Mobility Department” në këtë universitet, si koordinatore e studentëve ndërkombëtarë”- thotë Esmeralda, e cila ndërsa vazhdon rrugëtimin e saj akademik e profesional i mban rrënjët e forta me universitetin që i hapi derën drejt botës së madhe të dijeve.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Shqipëria e Kosova e jetojnë ‘diktaturën demokratike”

Nga Kim Mehmeti Gazetarët shpesh më pyesin se a është i mundur...
Read More