Estetika lindore: Jun’ichiro Tanizaki

 

Një nga tekstet më të njohur të Tanizaki është eseja e shkurtër Lëvdata e hijes (1933), tregim që mbron estetikën e dritëhijes lindore, larg nga dielli verbues perëndimor, që zbulon gjithçka dhe nuk fsheh asgjë. Identiteti japonez tenton të pakësojë tonet dhe të hyjë në harmoni me muzgun për të gjetur një errësirë dhe një familjaritet që mbështjell njeriun duke e mbrojtur, duke e këndellur, duke e shoqëruar.

Një nga tekstet më të njohur të Tanizaki është eseja e shkurtër Lëvdata e hijes (1933), tregim që mbron estetikën e dritëhijes lindore, larg nga dielli verbues perëndimor, që zbulon gjithçka dhe nuk fsheh asgjë. Identiteti japonez tenton të pakësojë tonet dhe të hyjë në harmoni me muzgun për të gjetur një errësirë dhe një familjaritet që mbështjell njeriun duke e mbrojtur, duke e këndellur, duke e shoqëruar. “Do të doja që të shmangnim gjithashtu shuarjen e kujtimit të botës së hijes që kemi lënë pas nesh; do të doja të ulja para-çatitë, të errësoja ngjyrat e mureve, për të fshehur në errësirë objektet shumë të dukshme, të zhvoshkur nga çdo zbukurim i tepruar, pallatin që quajmë Letërsi. Për t’ia filluar, le të fikim dritat. Më pas do të shohim”.

Panegjiristi kundër modernizimit perëndimor, i përfaqësuar nga drita dhe në mbrojtje të vlerave lindore: janë temat që dominojnë në shumicën e veprave të Tanizaki. Lindi më 1886 në Tokio dhe, në të vërtetë, nuk është i pandjeshëm ndaj vlerave europiane dhe amerikano-veriore. Por tërmeti i Kantos që shkatërroi vendin dhe shtëpinë e tij më 1923, përbën një kthesë vendimtare në jetën e tij. Kriza e tij do të jetë radikale, e pakthyeshme: lë familjen e tij dhe vendoset në Kioto, një qytet i vjetër dhe tradicional. Që prej këtij momenti, tregimet e tij përzihen me një erotizëm të sëmurë dhe ngulmues mbi dallimet midis rinisë dhe pleqërisë, modernitetit dhe antikitetit.

Në librat si Historia sekrete e sir de Musashi (1935), Çelësi (1956), apo Ditari i një plaku të çmendur (1962), autori zhvoshk obsesionet erotike dhe lidhjet midis dhimbjes dhe kënaqësisë, me një shkrim tejet të rafinuar.

Gruaja, figura qendrore e librave të tij, është pasqyra dhe metafora e dëshirës, e tërheqjes së parezistueshme. Ajo reflekton po aq mirë emancipimin që e shtyn të adoptojë zakone të ndryshme nga tradita, sharmi magnetik i geishës së vjetër, të heshtur dhe të tejdukshme. Kësaj gruaje, burri nuk mundet dot t’i bëjë ballë: atëherë, ai duhet të dorëzohet, të shkojë deri në fund të kënaqësisë erotike, pa konvencione, as turp. Do të mund të shpëtojë kësisoj nga dobësia e ekzistencës, të fundit shumë të afërt të botës së tij. “Mundohemi të jetojmë kënaqësinë, të përfitojmë deri në dhimbje, njëlloj sikurse gëzojmë prej ditës së fundit të rrezes së diellit që perëndon… Më pas, do të jetë errësirë.”

Përktheu: Bisej Kapo

Shkruar Nga
More from Redaksia

Edi Rama nuk është aq i fortë sa duket

Nga Ervis Iljazaj Ndërkohë që priten me kuriozitet emrat e ministrave të...
Read More
CLOSE
CLOSE