Eugent Bushpepa mund të shkojë larg: Sytë e shqiptarëve janë në Lisbonë sonte

 

Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Nuk duam të gëzojmë përpara kohe ama me Gent Bushpepën mund të sigurojmë një vend të mirë në Eurovizion.

Në Wiwibloggs janë hapur votimet dhe lajmet janë të mira. Eugent Bushpepa dhe kënga “Mall” janë renditur të pestat, deri tani.

Në listë janë vetëm këngët e natës së parë gjysmëfinale dhe sipas votave ne lëmë pas Bullgarinë, Greqinë, Çekinë e shumë të tjera. Renditja nuk është fare surprizë pasi pritshmëritë për këtë vit i kemi të larta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nga krahasimi i fëmijëve deri tek kritikat në sy të tjerëve këto janë 10 sjelljet tipike të prindit toksik

    Teknikat e prindërimit toksik mund të ndërhyjnë në ndërveprimet e...
Read More