Eurosong 2018: Vota e “popullit” europian dhe kënga jonë, shqipe

Në një atmosferë spektakolare skena e Eurosong 2018 e mbajtur në Lisbonë ka përmbysur gjithë skemën e deritanishme të vlerësimit të saj. Një situatë pothuaj “konfliktuale” ka ndarë votat e publikut, për secilin vend pjesëmarrës dhe votën e jurisë profesionale respektive. A ka qenë kjo një zgjidhje e drejtë për të mos gjykuar politikisht këtë event të muzikës së lehtë europiane?

Në një atmosferë spektakolare skena e Eurosong 2018 e mbajtur në Lisbonë ka përmbysur gjithë skemën e deritanishme të vlerësimit të saj. Një situatë pothuaj “konfliktuale” ka ndarë votat e popullit, për secilin vend pjesëmarrës dhe votën e jurisë profesionale respektive. A ka qenë kjo një zgjidhje e drejtë për të mos gjykuar politikisht këtë event të muzikës së lehtë europiane? Sigurisht që jo. Pasi vendet fqinje, dhe vendet sipas marrëdhënieve diplomatike sërish kanë mbështetur njëri-tjetrin pavarësisht këngës. Treguesi konkret është përmbysja që ndodhi në tabelën e votimit duke shpallur fitues Izrealin, pavarësisht se prej ditësh flitej se ishte favoritja për këtë edicion. Por, kënga austriake që ishte në vendin e parë sipas jurive profesionale kaloi në pozicione drastike nga pritshmëria e parë, duke spostuar po ashtu edhe përfaqësuesin e Shqipërisë, që kishte mbërritur shumë afër kryesisë, në vendin e shtatë, ndërsa me votimin e shteteve këngëtari Eugent Bushpepa u vendos përfundimisht në vendin e 11-të. Ky hendek që u krijua nga vlerësimet duke larguar në ekstremitet vendin e parë i dha shansin Izrealit për të fituar, ashtu sikurse ishte parashikuar nga disa sondazhe. Një këngë ironizuese për vajzat e trajtuara si kukulla, ka marrë votat e publikut më shumë se të jurive profesioniste europiane. E emocionuar këngëtarja izraelite, tha se ndihej e lumtur që po dërgonte një fitore në shtëpi, në rastin e pavarësisë së Izraelit. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e Izraelit ka zgjeruar hartën e Europës të festivalit, ku për të cilën këngëtarja izraelite Netta Barzialai menjëherë pas fitores tha: “Faleminderit që pranoni diversitetin mes nesh”.

Vendi i dytë ishte Qipro me Eleni Fureira. Vendi i 3 Austria, Gjermani me vendin e 4, Italia e 5, Republika Çeke e 6, Suedia e 7, Estonia e 8, Danimarka e 9, Moldavia 10. Ndonëse, gati u pretendua, për të shkuar drejt vendeve të para këngëtari ynë dha Shqipërisë vendin e 11 me 180 pikë. Ndërsa kanë qenë të paparashikuara këtë edicion pikët që i kanë dhënë vendet europiane Shqipërisë: Gjeorgjia i dha 4 pikë, Maqedonia 6 pikë, Austria 7 pikë, Britania 7 pikë, Republika Çeke 6 pikë, Islanda 10 pikë, Belgjika 2 pikë, Qipro 6 pikë, Bullgaria 7 pikë, Greqia 7 pikë, Hungaria 10 pikë, Mali i Zi 10 pikë, Polonia 7 pikë, Sllovenia 4 pikë, Portugalia 10 pikë.

Shqipëria 12 pikët e saj ia dha Italisë, ndërsa Italia nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë nga juria profesionale. Vlerësime maksimale për këngëtarin shqiptar pati edhe nga fansat dhe organizatorët. “Ato nota nga Eugent Bushpepa ia dalin të na shpërthejnë. Ai sapo i hoqi çatinë arenës këtu në Lisbonë #ESC2018 #AllAboard”, u komentua në faqen e Facebook Eurovision gjatë interpretimit të Bushpepës.

“Ermal Meta & Fabrizio Moro e mbyllën këtë konkursin e kësaj nate me këtë gjenialitet poetik të fuqishëm. Bravo!”, shkroi ESC2018 për përfaqësuesit e Italisë. Ndërkaq gjatë interpretimit të Ermal Metës mes gjuhëve nga gjithë bota, një frazë nga teksti i këngës u shfaq dhe shqip: “Nuk keni asgjë”. Gjatë pasdites së të shtunës Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në Facebook i ka uruar suksese Shqipërisë në Eurosong. “I urojmë fat këngëtarit, Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të!”, shkruante Ambasada.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Çfarë po ndodh me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Nga Spartak Ngjela Referendumi në Maqedoni nuk fitoi. Vuçiçi thërret për forcë,...
Read More