Eurovision, Finale shqiptarësh dhe simboli i “Shqiponjës” shfaqet sërish

Ky Eurovision ishte paralajmëruar se do të ishte festivali shqiptar europian i këngës, e ndërsa më parë vinte vetëm me zërin e tyre të fuqishëm, tashmë po shfaqet edhe me figurë.

Fillimisht siguruan finalen dy këngëtarët Eugent Bushpepa dhe Eleni Fureira në natën e parë gjysmëfinale, shqiptari tjetër Ermal Meta i ka pritur për në finalen e madhe që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë.

E pas shqiponjës mes Eugent Bushpepës dhe Eleni Fureiras një tjetër “shqiponjë” është shfaqur në Lisbonë, këtë herë mes Eugent Bushpepës dhe Ermal Metës që përfaqëson Italinë.

Ka qenë ky i fundit që ka postuar foton në rrjetet e tij sociale, si edhe bashkangjitur me të ka qenë edhe një foto që ai ka realizuar me Eleni Fureira, e cila në këtë Eurovision përfaqëson Qipron.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 22 maj

  Dashi Nëse nuk doni të bëni një ndryshim shumë drastik në...
Read More