Evakuohen banorët e Queensland, cikloni “Debbie” po afron

queensland

Mijëra banorë të Queensland në verilindje të Australisë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi cikloni tropikal Debbie po i afrohet tokës, duke sjellë me vete erëra të fuqishme dhe reshje shiu të shumta.

“Debbie” është paraparë të kalojë nga kategoria e tretë në kategori të katërt në përllogaritjen e fuqisë së ciklonit, para se ai të arrijë në tokë, pranë qytetit të Ayr të martën në mëngjes sipas kohës lokale.

Poashtu është parashikuar që si pasojë e këtij cikloni të ketë përmbytje dhe stuhi të mëdha.

E para e Queensland, Annastacia Palaszczuk ka thënë se deri tani janë evakuar 3,500 banorë.

Ajo poashtu ka bërë të ditur se priten edhe 2,000 njerëz të evakuohen në zonën Bowen, pasi cikloni ka ndryshuar rrugën, nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Sipas Palaszcuck, disa banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre, derisa Policia ka shkuar derë më derë në një përpjekje të fundit për t’i siguruar ata.

Cikloni Debbie është më i madhi që pritet të godasë Queensland pas atij Yasi që e kishte goditur këtë vend në vitin 2011, duke lënë pasoja shumë të mëdha.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin: Rusia të largohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar të tërhiqet nënshkrimi i vendit...
Read More