Evakuohet ura e Londrës për shkak të një veture të dyshimtë

Ura e Londrës, stacioni hekurudhor dhe stacioni i autobusëve, si dhe disa ndërtesa të martën janë evakuuar urgjentisht pas alarmit për një automjet të dyshimtë, por pas hetimeve policore është thënë se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Dëshmitarët thanë se njësitë speciale policore për çaktivizim kanë hetuar një automobil të dyshuar “Range rover”.

Policia ka pastruar urën, ndërsa janë evakuuar edhe kafenetë lokale derisa helikopterët e policisë kanë vëzhguar rajonin nga ajri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë na mësojnë përrallat për dashurinë

Informatat e para gjithmonë i marrim në familje, por sa është i...
Read More