Evropë, SHBA: U shënua 99 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara është shënuar 99 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në gjithë Britaninë, miliona njerëz janë ndalur dje për dy minuta heshtje në orën 11, që paraqet simbolikën e ditës së 11-të dhe muajin e 11-të. Lufta e Parë Botërore ka përfunduar më 11 nëntor të vitit 1918.

Në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shënuar përvjetorin duke vendosur kurorë në Harkun e Triumfit, që është vendi i flakës së përjetshme në Varrin e ushtarit të panjohur.

Ish-presidentët, Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, po ashtu, morën pjesë në këtë ceremoni.

Franca, Britania dhe Gjerania e patën nënshkruar armëpushimin më 11 nëntor të vitit 1918, për ta përfunduar atë që njihet si Lufta e Madhe, e cila pat filluar më 28 korrik 1914.

Pjesa më e madhe e betejave të Luftës së Parë Botërore janë zhvilluar në Francë dhe Belgjikë. Kjo luftë rezultoi me përfundimin e perandorive ruse, gjermane dhe austro-hungareze.

Vlerësohet se së paku 16 milionë njerëz janë vrarë gjatë luftës.

Kjo ditë përputhet me festën e Ditës së Veteranëve në Shtetet e Bashkiara.

Në Nju Jork, veteranët ushtarakë janë nderuar me një paradë të mbajtur nëpër mot tejet të ftohtë në Menhetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Londra nxit vendet arabe të heqin bllokimin ndaj Katarit

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson nxiti vendet arabe të...
Read More