Exit Poll-i për Tiranën: PS 17-19 mandate, PD 11-13 dhe LSI 2-4

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit.

Sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nga 2-4 mandate.

Sondazhi do të jetë në rang kombëtar dhe në qarkun e Tiranës.

Dritan Hila: Sa është kampioni në Tiranë?

Antonio Notto, president i IPR Marketing: Kampioni për këto të dhëna të para përfaqësojnë 80% të të dhënave të të anketuarve. Ende po na vijnë të dhënat. Këtu kampioni është shumë më i madh se sa sondazhet.

Hila: Cila është metodologjia e Exit Poll?

Notto: Exit Poll-e janë sondazhe që kryhen jashtë kutive të votimit. Kemi përcaktuar një kampion në të gjithë Shqipërinë. Rezultati i 250 pikave të përzgjedhura ka qenë rezultati i zgjedhjeve më parë në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Ka përsëritur zgjedhësi mënyrën e votimit në mënyrë sekrete. Kjo është metodologjia e përdorur sot.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Rama kërkon 71 mandate, ku qëndron problem këtu?!

Nga Ervis Iljazaj Edi Rama fushatën e tij zgjedhore më shumë e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *