Facebook kërkon miratimin e opsionit të njohjes së fytyrës në BE dhe Kanada

 

Facebook ka filluar t’u kërkojë përdoruesve evropianë dhe kanadezë që të lejojnë përdorimin e opsionit të njohjes së fytyrës për t’i identifikuar ato në foto dhe video.

Sipas BBC, Facebook fillimisht filloi të përdorte njohjen e fytyrës jashtë Kanadasë në vitin 2011, por e ndërpreu këtë për qytetarët e Bashkimit Europian pas protestave nga rregullatorët dhe fushatava në lidhje me privatësinë.

Kërkesa është një nga shumë të tjera të cilat janë paraqitur pas ligjit të ri për të dhënat dhe privatësinë. Masa ka gjasa të jetë e diskutueshme.

Kompania aktualisht është e përfshirë në skandalin e privatësisë në lidhje me përdorimin e informacionit personal të përdoruesve të saj nga konsulenca politike Cambridge Analytica.

Rrjeti social po përballet gjithashtu me një padi në SHBA për vendosjen e teknologjisë së njohjes së fytyrës në atë shtet pa pëlqimin e shprehur të përdoruesve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Studimi: Adoleshentët preferojnë më shumë të kalojnë kohë me familjen sesa të bëjnë seks

Adoleshentët po bëhen gjithmonë e më pak të prirur drejt të bërit...
Read More